Një operacon i autoriteteve shqiptare në bashkëpunim me ato italiane ka sjellë goditjen e një grupi kriminal shqiptar që mashtronte italianët nëpërmjet shitjeve në Call Center.
Prokuroria e Pordenones ka lëshuar 14 masa sigurie dhe ka denoncuar 61 persona, pas më shumë se 140 kallëzimeve të bëra nga italianët, me vlerën e mashtrimit që kap shifrën 4.7 mlionë euro.
Ky operacion është vijim i atij të tetorit, ku u arrestuan 3 persona: Elisa Caci, Valbona Abedinaj dhe Gilberdo Pushani. Sipas prokurorit Eneid Nakuçi, qytetarët italianë fillimisht investonin në shuma të vogla dhe më pas në shuma të mëdha, për të mos i marrë më kurrë.
Sipas mediave italiane, janë 42 mijë përgjime të kryera nga Prokuroria italiane, ku rezulton se paratë pastroheshin në vendet e BE-së, përfshirë Qipron, Lituaninë, Estoninë, Holandën, Gjermaninë, duke u konvertuar në kriptovaluta.
Nën masën e sigurisë “arrest me burg” ndodhen 5 persona, 4 të tjerë në arrest shtëpie dhe 6 persona janë shpallur në kërkim.
“Lidhur me aksionin që nga prokuroria e Posacme dhe Italinë. U krye në sajë të punës që u bë më 25 tetor 2022. Më përpara janë nxjerrë 3 masa sigurimi, ndërkohë dje janë ekzekutuar 14 masa siguri. Grup që merret me mashtrimin e shitjeve online. Ky operacion është vijim i një operaconi të zhvilluar në tetor. Arrestimet janë bërë pas sekuestrimit të pajisjeve lektronike në një call center.
Janë rreth 140 kallëzime nga personat e dëmtuar në Itali. Shuma e dëmit të kryer shkon në 4.7 milionë euro. Verifikimet kanë nxjerrë skemën e mashtrimit, ku viktimat telefonoheshin dhe bindeshin për të investuar në shuma të vogla.
Ka rezultuar se mashtruesit ishin të zotë në përdorimin e teknikave bindëse. Për çdo transferim rezultante dhënia e sasive bitcoin, duke humbur gjurmët e parave që investoheshin. Këta drejtues janë IT dhe konsulentë të shitjeve. Hetimet vijojnë dhe për persona të tjerë të përfshirë. Paratë e viktimave janë shndërruar në kriptovaluta”, u shpreh Nakuçi.