Operacioni antidrogë në Elbasan/ Gjykata jep masat e sigurisë për të arrestuarit, vetëm njëri lirohet

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masat e sigurisë për 30 personat e arrestuar në Elbasan pas operacionit të zhvilluar tre ditë më parë kundër shitjes së lëndëve narkotike.

Ata akuzohen kryesisht për prodhim dhe shitje narkotikësh, ndërsa disa edhe për armëmbajtje pa leje dhe trafik mallrash kontrabandë. Për 17 prej tyre u vendos masa “arrest në burg”, ndërsa 8 të tjerë u lanë në “arrest shtëpie”.

Katër persona do të paraqiten periodikisht në policinë gjyqësore, sipas masës më të butë të sigurisë. Një i ndaluar u lirua, pasi gjykata e cilësoi arrestimin e tij të paligjshëm.

Gjykata vendosi arrest me burg për: Mariglen Qosja 38 vjeç, Arjan Bica 42 vjeç, Marcelino Brahja 24 vjeç, Stivjo Bardhi 38 vjeç, Domeniko Elezi 38 vjeç, Gentian Tartari 37 vjeç, Pjerin Qereshniku 50 vjeç, Aizberg (Alket) Bitri 52 vjeç, Erist Skilja 48 vjeç, Mikel Bezhani 45 vjeç, Ilir Bahidi 41 vjeç, Panter Tafani 30 vjeç, Kevi Kanani 30 vjeç, Klodian Hakballa 34 vjeç, Arben Kasa 50 vjeç, Arjan Topalli 31 vjeç.

Në arrest shtëpie u lanë: Shyqyri Bica 56 vjeç, Shkelzen Shkrepi 46 vjeç, Filip Thoma 34 vjeç, Hysen Grami 64 vjeç, Bardhyl Grami 64 vjeç, Franc Ruçi 24 vjeç, Klajdi Çota 24 vjeç.

Ndërkohë në detyrim paraqitje: Leonard Xhaferri 50 vjeç, Jokli Anastasi 32 vjeç, Vilson Dyrmyshi 36 vjeç, Neritan Duzha 43 vjeç.