OMONIA Himarë akuzon: Kanë falsifikuar dosjen e Fredi Belerit, do nxjerrim provat! Avokati jep intervistë për median greke

Organizata OMONIA në Himarë ka akuzuar organet e  drejtësisë se kanë falsifikuar dosjen hetimore të Fredi Belerit, i cili qëndron në burg prej 12 Majit, i akuzuar për blerje votash.

Sipas OMONIA-s, çdo tentativë dhe veprim i bërë nga oprganet e drejtësisë do të denoncohen deri në institucionet ndërkombëtare, teksa organizata bën me dije se ditët në vijim do të publikojë edhe provat e falsifikimevedhe emrat konkretë që janë përfshirë në këto falsifikime.

“OMONIA Himare shpreh indinjaten e thelle  dhe shqetesim per falsifikimet e bera ne dosjen hetimore te Fredi Belerit si edhe vijim e tyre edhe ditet e fundit.

Cdo tentative apo veprim i bere nga organet e drejtesise me qellim manipulimin e provave dhe fakteve te administruara ne dosje do te denoncohen me force brenda dhe jashte vendit ne organizatat dhe institucionet nderkombetare.

Ditet ne vijim opinionit publik do ti vihen ne dispozicion provat e ketyre falsifikimeve dhe emrat konkrete qe jane perfshire ne falsifikim si edhe rrethana te tjera teper te renda qe implikojne segmente te policise se shtetit dhe drejtesise ne keto akte te pa precedenta”, thuhet në deklaratën e OMONIA-s.

Ndërkohë, Thodoris Karagianis, avokati mbrojtës i Fredi Belerit, ka folur për meidna grke Enikos.gr, ku tha se Beleri ndiqet “politikisht” me pretekste penale, siç veprohet në të gjitha vendet ku drejtësia është “dora” e pushtetit politik.

“Në çështjen Beleri kemi një sërë shkeljesh të rënda ligjore si dhe shkelje të të drejtave, të cilat reflektojnë thelbin e situatës. Beleri ndiqet “politikisht” me pretekste penale, siç veprohet në të gjitha vendet ku drejtësia është “dora” e pushtetit politik. Madje, nëse marrim parasysh se Kuadri Procedural bie ndesh me atë grek, këto përfundime nxirren edhe nga një student i drejtësisë. Fillimisht, me sa na kanë informuar kolegët shqiptarë, ka pasur një sërë shkeljesh të dukshme procedurale.

Qartësisht, rasti është hetuar nga një Prokurori jokompetente, fakt ky që ngre dyshime për qëllimin e “përzgjedhjes” së personave të caktuar. Gjithashtu, arrestimi është bërë në kuadër të flagrancës pa ekzistuar kushtet e saj dhe për t’u bërë e lejueshme procedura përkatëse, rrjedhimisht, arrestimi dhe procedura e mëpasshme janë tërësisht të paligjshme”, tha avokati.

“Duke nisur përshkrimin nga më e vogla tek më e madhja, vendimi me të cilin u cilësuan si të ligjshme përgjimet e komunikimeve të të ashtuquajturve të pandehur ishte ekstraligjor. Personi i zgjedhur nga policia si “i infiltruar” i saj për të provokuar kryerjen e krimit ka pasur dënime të mëparshme për mashtrim. Pra, është zgjedhur një person i dënuar për mashtrim për të “mashtruar” në emër të policisë.

Situata bëhet edhe më e rrezikshme po të kemi parasysh se akuza bazohet në disa regjistrime të bëra në ambiente të jashtme, ku “i infiltruari” i policisë mbante pajisje speciale përgjimi, por bisedat e transkriptuara që referohen në dosjen hetimore nuk kanë as kohën dhe as vendin ku janë kryer këto përgjime, d.m.th mungojnë elementët kryesorë të ligjshmërisë. Gjithashtu, bisedat që ndodhen në dosjen hetimore janë në kundërshtim të plotë me proces verbalin e vëzhgimit të nënshkruar nga 15 policë kompetentë të përfshirë në arrestim”, shtoi ai në prononcimet e tij për enikos.gr.