Një zenke në rrjetet sociale është përkthyer në sherr mes Ledion Muçarakut, personazhit komik por edhe i njohur si pjesë e një rrjeti mashtrimi me firmat piramindale dhe mes disa personave të tjerë.
Ai ka denoncuar pranë komisariatit nr 2 në Tiranë se një natë më parë ka qenë duke lëvizur pranë rrugës Muhamet Gjollesha kur dy persona janë afruar duke e goditur pas koke.
Sipas deklaruesit, dy personat e panjohur gjatë kohës që po e qëllonin i kane thënë: “Pse i shan Dibranët”?
Sipas Muçarakut, këto persona e kanë ndjekur deri pranë komisariatit duke e sharë dhe ofenduar.Ai po ashtu ka deklaruar se gjatë një live të zhvilluar më Tik Tok ka folur keq për dibranët por pa i ofenduar dhe jo në të keq.
Ledion Mucaraku i njohur si supermashtrues është dënuar nga gjykata e Fierit. Sipas hetimeve të asaj kohë Mucaraku kishte mashtruar mbi 900 persona dukë përdorur skemat piramidale.