Nxori në pritë Xhevdet Plakun te i forti i Shijakut, Apeli lë në burg ish shefin e komisariatit nr 6., Dedan Gjonin

Ish-shef i krimeve të Komisariatit nr. 6 Dedan Gjoni, i arrestuar me grupin e Erzen Breçanit, është lënë sërish në burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjoni, dyshohet se ka thirrur në komisariatin e Shijakut të akuzuarin për trafik droge Xhevdet Plaku për ta nxjerrë në pritë tek i forti i Shijakut Rexhep Rapi, i cili u vendos në pranga për akuzën e re pas zbardhjes së komunikimeve në “Sky ECC”.

Apeli la në burg edhe Rexhep Rapin dhe Algert Rapin.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 25.01.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 06 akti, datë 19.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim R.R., A.R., dhe D.Gj., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 139, datë 22.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 139, datë 22.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.