Nxori armën dhe qëlloi 23 vjeçarin për një vend parkimi, identifikohet autori i plagosjes në Kamëz

Policia e Tiranës ka identifikuar Ermal Bucin, si autor të plagosjes me armë të një 29 vjeçari, ngjarje kjo e ndodhur një ditë më parë në Kamëz.

Blutë e Tiranëd informojnë se 23 vjeçari, plagosi me armë 29 vjeçarin M. Xh pas një sherri për një vend parkimi.

I plagosur u dërgua në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit.

“Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri, të 29-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz.

Menjëherë pas njoftimit të marrë rreth orës 13:55, ditën e djeshme, në Kamëz, se një shtetas ishte plagosur me armë zjarri shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjeherë në vendngjarje.

Si rezultat e një pune të mirëorganizuar, të kryer nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 5, nën drejtimin e Prokurorisë, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit E. B., 23 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin M. Xh., 29 vjeç.

Shërbimet e Policisë vijojnë ende kontrollet në të gjithë zonën me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënia në pranga të autorit dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”- njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.