Nuk mjafton arrestimi i Ahmetajt, Kryemadhi kërkesë SPAK: “Follow the money”! Mos harro të ndalosh edhe pagesat e Bashkisë Tiranë

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, nuk ka mjaftuar për Monika Kryemadhin, një nga denoncueset më të zëshme të kësaj afere.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi kërkon nga SPAK që jo vetmë të arrestojë përgjegjësit, por edhe të ndalë pagesat që po vijojnë të bëhen në llogari të pronarëve të inceneratorëve. Ajoi këkron specifikisht nga SPAK që të ndalë pagesat e inceneratorit të Tiranës, pasi vetëm për këtë të fundit nuk ka dalë edne asnjë vendim.

“Lajm i fundit: SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetaj, ish Zv Kryeministër. Te arrestuarit venë e vijnë, ndërsa PAGESAT vetem venë. Follow the money….SPAK mos harro të ndalosh edhe pagesat e Bashkisë Tiranë”, shkruan Kryemadhi.

LEXO EDHE: SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetaj, kërkesa mbërrin në Kuvend