“Nuk është i afërmi ynë”, familjarët refuzojnë të varrosin Arben Lleshin, pritet analiza e ADN-së

Familjarët e Arben Lleshit, i vrarë në burgun e Peqinit nga Sokol Mjacaj, nuk pranojnë ta varrosin, pasi ngrenë pretendime se viktima nuk është i afërm i tyre.

E ndodhur në këtë situatë, Prokuroria ka vendosur që të bëjë analizat e ADN-së, duke i krahasuar me motrën e tij, ndërsa më pas do të jepet edhe leja për të varrosur të ndjerin.

Dyshimet janë se familja e Aben Lleshit refuzon ta varrosë për shkak të frikës nga hakmarrja. Sokol Mjacaj që e ekzekutoi në burg dyshohet se është paguar nga persona të tjerë për të kryer krimin, por nga dëshmitë e tij nuk është vërtetuar asgjë.

Arben Lleshi ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe djegien e trupit të Agim Hoxhës në Britaninë e Madhe në 2012. Këtu filloi edhe saga e vrasjeve të fisit Lleshi, ku fillimisht u ekzekutuan dy xhaxhallarët e tij, Xhavit e Hajredin Lleshi, ndërsa më pas u zhdukën dy djemtë e xhaxhallarëve, Artan e Klevis Lleshi, të cilët as sot nuk dihet se ku kanë përfunduar.