Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mohuar zërat se ai nuk do të kandidojë për kryeministër në zgjedhjet e 11 majit, po se përballë Ramës do të ishte një figurë tjetër e partisë që ai drejton.
Në një konferencë me gazetarët mesditën e kësaj të mërkurë, Berisha tha ai do të jetë përballë Ramës, të cilin e ftoi sërish në një debat televiziv. Megjithatë ai shtoi se nëse fiton zgjedhjet do të hapet një votim për kryeministër dhe kush të dojë ta sfidojë Sali Berishën.
“Ajo vetëkuptohet. Ajo është afërmendsh nuk ka diskutim, por natyrisht që pasi të fitojë zgjedhjet, do hapet një votim për kryeminstrin, kush të dojë ta sfidojë Sali Berishën. Kur hapet gara nuk japet për nga PS, por nga opozita ose edhe qytetarë. Mjafton kush të dojë”- tha Berisha.
Kryedemokrati i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në tubimin e opozitës më datë 8 shkurt dhe e cilësoi atë si “protestën e fitores drejt 11 majit”.