NOTAT/ Matura Shtetërore, publikohen rezultatet e testit të Gjuhës së Huaj

Këtë të enjte janë publikuar rezultatet e testimit të Maturës Shtetërore në lëndën Gjuhë e Huaj.

Ky test është kryer nga 25 743 maturantë, ndërsa shkalla e kalueshmërisë është 98.45%.

Sipas të dhënave, 216 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë, kurse 399 të tjerë nuk kanë marrë dot notë kaluese.

Nota mesatare për testin e Gjuhës së Huaj është 7.80 (Notat i gjeni duke klikuar këtu)

Maturantët deri tani kanë testuar njohuritë e tyre në dy provime, përkatësisht në Gjuhën e Huaj dhe në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.

Pas dy të parëve, maturantët do t’i nënshtrohen edhe dy testeve të tjera, atij të Matematikës dhe Lëndës me Zgjedhje.