Ish kryeministri Sali Berisha ka folur sot për shpalljen e tij ‘non grata” nga SHBA dhe Britania. Ai tha se akuzat janë ngritur duke u bazuar në shpifje me synimin për të përçarë opozitën dhe se nëse një dokument i vetëm paraqitët për t’i provuar, ai do të largohet nga skena politike.
deklaruar se nëse paraqitet një dokument i cili vërteton akuzat për shpalljen e tij non grata “ju them mirupafshim”. Kryedemokrati Sali Berisha, në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët, tha se nuk pranon asnjë akuzë e cila është ngritur mbi shpifje, e ato që i cilëson si trillime të ulta mafioze.
“Nëse një dokument i vetëm paraqitet, ju them mirupafshim. Asgjë nuk pranoj unë mbi bazë shpifje, trillime të ulta mafioze, që kanë në bazë korrupsionin politik, monetar, korrupsionin erotik. Kemi të bëjmë me një vijë të kuqe që nuk e tejkaloj. Do të vazhdoj përpjekjen e kësaj beteje, derisa të bind shqiptarin e fundit se vendi do të ketë një opozitë të pavarur, se korrupsioni transnacional është një rrezik i madh kombëtar për demokracinë dhe ekzistencën e kombit shqiptar”, tha Berisha.