Gazetarja Klodiana Lala ka ironizuar një takim që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje në njësinë nr.2 në Tiranë, lidhur me përgatitjet për zgjedhjet e 11 Majit.
Ajo çfarë vihet re është se kreu i qeverisë është i rrethuar në këtë takim me socialistë, të cilët kanë probleme me drejtësinë, të cilët i përmend gazetarja Lala.
Mes tyre deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, burri i së cilës u shpall investitor strategjik nga qeveria dhe që është nën hetim nga SPAK.
Arben Pëllumbi, i cili është shpallur investitor strategjik nga qeveria.
Në tavolinën e Ramës është po ashtu edhe drejtori i Bashkisë së Tiranës, Elton Kacidhja, i cili është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK, apo Sonila Qato, për të cilën Prokuroria e Posaçme kërkoi deklarimin fajtore të ish-drejtoreshës së ARRSH-së, Sonila Qato dhe dënimin e saj me 1 vit burg për shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh.
Postimi i gazetares:
Per te qare e per te qeshur!
Kryeministri Rama dje ne darke te Njesia 2. Cfare te shihnin syte.
I rrethuar vetem nga njerez nen hetim nga SPAK.
Ja ti marr me radhe:
Olta Xhaçka, me burrin investitor strategjik nën hetim nga SPAK
Arben Pellumbi kusheri i pare i Oltës dhe ky ka rrëmbyer tani nje zone ne bregdet per investitor strategjik.
Elton Kacidhja, ish-drejtori i Veliajt dhe ky me hyrje dalje ne SPAK per “pune te mire” me shefin nga burgu te ujesjellesi.
Sonila Qato, krah Rames, e hetuar nga SPAK e ne gjykim nga drejtesia
A ka ndonje njeri normal Rama te 2 qe nuk e ka kaluar deren e SPAK, apo keta po moren mandat do shpetojne nga burgu si shefi
Per kandidatet per deputete qe jane nen hetim nga SPAK flasim sonte ne mbremje me kolegun Endri Xhafo:) ne Neës 24