Një shans i dytë për një jetë normale! Gëzimi kërkon ndihmën e të gjithëve që të mund të ecë përsëri

Gëzim Merizaj është një 57 vjeçar nga Tirana, që prej 7 vitesh jeton në karrige me rrota, për shkak të një aksidenti të rëndë në vitin 2018.

Për vite me radhë ai dhe familja e tij është përballur me shumë sfida ekonomike dhe emocionale, teksa priste me shpresë se dikush do t’i jepte mundësinë që një ditë të mund të ecte përsëri dhe t’i rikthehej jetës normale.

Pas 7 viteve, për herë të parë një klinikë në Turqi ka marr përsipër të kryejë një operacion inovativ, i cili synon ri-aktivizimin e neurotransmetimit në gjymtyrët e poshtme, që do t’i japë mundësinë Gëzimit  të rifitojë lëvizshmërinë dhe të rikthejë një pjesë të jetës që i është mohuar prej kohësh, me shpresën që të lehtësojë perditshmërinë e tij dhe të familjes, që është ngushtësisht e lidhur pas gjendjes së tij.

Djali i tij bën apel për të atin dhe i kërkon ndihmë gjithë shqiptarëve që të kontribuojnë me sa mundësi kanë, pasi familja e ka të pamundur të paguajë shumën prej 77 mijë eurosh.

Çdo qytetar që ka mundësi ta ndihmojë mund të kontribuojë në përmes platformës GoFundMe që e gjeni në këtë link: https://www.gofundme.com/f/te-ndihmojme-gezimin-te-ece-perseri?fbclid=IwY2xjawMjpBtleHRuA2FlbQIxMABicmlkETE5OUJYdDdQVnlhVERrTDFEAR5z0Cp0ZqWpsbXvz_yCA56vpUzBg-Kel7ZcW5iJNp1aIlxmAt8u456-LV95ng_aem_111501GDqsLdqGU6qrPuXw

Ose direkt në llogarinë bankare të Gëzimit:

  • GEZIM MERIZAJ
  • IBAN ( LEK )

AL2020511629007954CLIDCLALL0

  • IBAN ( EUR )

AL0420511629007954SAVAIDEUR0

Apeli i djalit të Gëzimit:

Që nga viti 2018, jeta e babait tim ka ndryshuar rrënjësisht. Pas një aksidenti të rëndë, ai mbeti paraplegjik, i lidhur me karrocë invaliditeti dhe i pamundur për të ecur e për të jetuar jetën si më parë.

Për vite me radhë kemi kaluar mes shumë mjekimeve e komplikimeve të panumërta shëndetësore që kjo gjendje sjell për personin që e vuan dhe familjen gjithashtu. Jemi përballur me shumë sfida si emocionale, ekonomike dhe rehabilitime që ndoshta vetëm ata që e njohin këtë situatë mund ti dinë sa të vështira janë, gjithmonë me shpresën se ndoshta një ditë do të arrihej një zgjidhje. Dhe sot, për herë të parë, kemi një rreze shprese, pasi një spital i specializuar neurokirurgjik në Turqi ka marr përsipër të kryejë një operacion inovativ, i cili synon ri-aktivizimin e neurotransmetimit në gjymtyrët e poshtme. Ky operacion i jep babait tim mundësinë të rifitojë lëvizshmërinë dhe të rikthejë një pjesë të jetës që i është mohuar prej kohësh, me shpresën që të lehtësojë perditshmërinë e tij dhe të familjes, që është ngushtësisht e lidhur pas gjendjes së babait.

Fatkeqësisht, kostoja e këtij operacioni është shumë e lartë dhe tejkalon mundësitë tona ekonomike. Për këtë arsye, i drejtohem me shumë përulësi miqve, të afërmve dhe kujtdo që mund të kontribuojë.

Çdo kontribut, i vogël apo i madh, na afron një hap më pranë realizimit të kësaj ndërhyrjeje.

Ky nuk është vetëm një operacion mjekësor, është një shans i dytë për jetë normale. Një shans për babin tim që të ecë, të jetë më i pavarur, dhe të jetojë me më shumë dinjitet e shpresë, pas shumë vitesh vuajtje.

Ju falënderojmë përzemërsisht për çdo ndihmë dhe për mbështetjen tuaj në këtë rrugëtim të vështirë, por me shumë shpresë.

Një shpërndarje e kësaj fushate tek të tjerët mund të bëjë diferencë të madhe për ne.

Për ata që duan të kontribuojnë direkt në llogarinë:

  • GEZIM MERIZAJ
  • IBAN ( LEK )

AL2020511629007954CLIDCLALL0

  • IBAN ( EUR )

AL0420511629007954SAVAIDEUR0