Një grua pëson abort spontan në tragetin e linjës Durrës-Bari

Trageti i linjës Durrës-Bari, ka bërë kthim të detyruar për shkak se një grua nuk është ndjerë mirë gjatë udhëtimit.

Sipas njoftimit të kapitenerisë, gruaja ka pësuar abort spontan dhe trageti është urdh%ruar të kthehet në radë.

“Njoftimi ka qenë për një emergjence mjekësore (abort spontan), të një shtetaseje shqiptare dhe me të marrë njoftimin u urdhërua kthimi i tragetit në radë dhe u vendos në gadishmeri rimorkiatori ‘Joni’, me qëllim që të shkonte në radë për të marrë të sëmurën”, thuhet në njoftimin e Kapitenerisë.

Njoftimi i plotë:

Kapiteneria e Portit Durrës ju bën me dije se: Pas njoftimit të marrë në orën 15:50 nga Af Marina, e cila ishte nisur nga Porti i Durrësit në orën 13:00 (me dy korsi) në drejtim të Barit, për një emergjencë mjekësore (abort spontan) të një shtetaseje shqiptare, u urdhërua kthimi i tragetit në radë. Po ashtu, u vendos në gatishmëri rimorkiatori “Joni” për të shkuar në radë dhe marrë shtetasin e sëmurë.

Në bashkëpunim me autoritetet portuale, u vendos gjithashtu në gatishmëri ambulanca e APD-së për transportin e shtetases në spital.