Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët dhe ushtarakët e rinj, aplikimi bëhet në e-Albania

Ka nisur program i kredive të lehtësuara për 300 punonjësit e parë të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe mjekët që do të përfitojnë nga ky program i ri mbështetjeje për familjet e reja të këtyre tre kategorive.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi rama, i cili njofton se aplikimi do të bëhet përmes e-Albania për 30 ditët e ardhshme.

“NIS PROGRAMI I KREDIVE TË LEHTËSUARA PËR MJEKËT, POLICËT DHE USHTARAKËT E RINJ

e-Albania ofron shërbimin e dedikuar për kreditë e lehtësuara për 300 punonjësit e parë të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe mjekët që do të përfitojnë nga ky program i ri mbështetjeje për familjet e reja të këtyre tre kategorive

Hapat e thjeshtë të aplikimit në e-Albania në 30 ditët e ardhshme mundësojnë një proces të shpejtë e transparent për aksesin në këtë program të ri”, shkruan Rama.