Nis me zjarr protesta e opozitës, i vihet flaka një gome makine para Presidencës, qytetarët grumbullohen në disa zona

Ora 18:00 shënon zyrtarisht nisjen e protestës së opozitës, e cila do të jetë ndryshe nga tubimet e kaluara. Protestuesit, të cilët kane ardhur edhe nga rrethet janë ndarë në disa grupe, duke u pozicionuar në disa pika strategjike, si seliu blu, Kryeministria dhe përballë Presidencës.

Disa protestues i kanë vënë flakën një gome para derës së Presidencës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke shënuar incidentin e pare.

Ndryshe nga protestat e kaluara nuk do të ketë fjalime nga deputetët apo përfaqësues të PD, duke ia lënë në dorë qytetarëve, në tubimin që pritet të zgjasë rreth 4 orë.

Ndërkohë forca të shumta policie, kanë rrethuar institucionet kryesore shtetërore, për shkak të frikës së përshkallëzimit të kësaj proteste.

Kujtojmë se disa rrugë do të jenë të bllokuara deri në përfundim të kësaj proteste, ndërsa nuk dihen me saktësi skenarët e saj.

Rrugët ku do të ketë bllokim të qarkullimit:

Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te 9-katëshet;

Shkolla “1 Maji” – kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit;

Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;

Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës;

Kryqëzimi i Librit Universitar;

Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”;

Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”;

Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”;

Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit;

Kryqëzimi i urës së Taiëanit;

Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”;

Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”;

Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave;

Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”;

Kryqëzimi i pallatit me shigjeta.