Ka nisur në Ministrinë e Brendshme intervistomi i 8 kandidatëve që kanë aplikuar për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, për të zëvendësuat Ermal Onuzin, i dorëhequr në qershor të vitit të kaluar.
Në garë për këtë post janë: Arian Sopiqoti, Denis Deliu, Faik Basha, Ilirjan Hasanaj, Liman Hoxha, Simon Zereci, Vasil Çuni dhe Zaje Osma.
Intervistimi do të bëhet sipas rendit alfabetik, teksa komisioni i vlerësimit të tyre përbëhet nga zv/ministri i Brendshëm, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme dhe Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Kandidatët do të prezantojnë platformat e tyre, teksa do t’u përgjigjen edhe pyetjeve të anëtarëve të komisionit të vlerësimit.
Ky komision do të bëjë edhe vlerësimin me pikë për secilin prej tyre, i cili do t’i bashkangjitet vlerësimit me shtim, dhe në fund të gjitha do t’i shkojnë ministrit të Brendshëm, që do t’i dërgojë Kryeministrit propozimin përfundimtar për emërimin e drejtorit të ri të Gardës së Republikës.