Një 18-vjeçare në Fier është transportuar në spital, me plagë të shkaktuara nga një armë zjarri. Policia njofton se e reja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht uniformat blu dyshojnë se 18 vjeçarja është vetëplagosur me pistoletë.
Ndërkohë Policia ka sekuestruar armën e zjarrit që është gjetur dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:30, shtetasja A. G., rreth 18 vjeçe, banuese në Fier, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, e dëmtuar me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën (paraprakisht dyshohet se është vetëplagosur me pistoletë).
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.