Ngjarja në Astir/ Policia identifikon djemtë e përfshirë, pyetet 21-vjeçarja dhe dy vajza të tjera

Detaje të reja mësohen për ngjarjen në Astir, ku një vajzë e re dyshohet se u mbajt e mbyllur në një apartament.

Mediat raportojnë se Policia ka indetifikuar djemtë të cilët dyshohet se janë të përfshirë.

Ata janë Skerdi Sina, Ogert Alia, Joni Sadikaj, Arnold Jaho dhe Anduel Alia.

Nga ana tjetër janë pyetur tre vajzat midis tyre edhe 21-vjeçarja.

Midis të rinjve që kanë festuar ka qenë dhe një avokate, e cila ka treguar detaje mbi festën ku u përdor alkool e dyshohet se edhe kokainë.

“Shoqja humbi vetëdijen nga alkooli”, ka deklaruar ajo.