Të burgosurit e regjimit “41-Biss” në burgun e Peqinit janë futur në një grevë urie pa afat, pasi kërkojnë plotësimin e disa kërkesave.
Ata i janë drejtuar me një letër Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë, ku i parashtrojnë kërkesat e tyre.
Të burgosurit kërkojnë që të lejohet ushqimi nga familjarët, të lejohen të blejnë ushqime, të kenë ndriçim të hapur nga dritarja dhe t’u lejohen të gjitha kanalet TV, pasi me vendim të AMA-s u lejohen vetëm 5 kanale televizive, kryesisht programe edukuese.