Nga pushteti në luksin rus, jeta e re e Bashar al-Assad dhe familjes së tij

Në vitin 2011, disa adoleshentë shkruan në murin e një shkolle në Siri: “Tani është radha jote, Doktor,” duke i referuar presidentit sirian, Bashar al-Assad, i cili ishte mjek oftalmolog, dhe paralajmëruar rrëzimin e tij gjatë pranverës Arabe.

Pas 14 vjetësh, me mbi 620,000 të vrarë dhe 14 milionë të zhvendosur, Assad u rrëzua dhe u largua në Moskë në mesnatë.

Sot, Assad duket se po rikthen profesionin e tij mjekësor, duke marrë leksione oftalmologjie në Moskë, ndërsa familja jeton një jetë të izoluar luksi në Moskë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ata ndodhen në zonën elitare Rublyovka dhe janë të pasur, falë investimeve të mëparshme, por të izoluar nga qarqet politike siriane dhe ruse.

Jeta për fëmijët e Assadëve vazhdon relativisht normalisht. Vajza Zein përfundoi studimet në një universitet elitë në Moskë, ndërsa djemtë Hafez dhe Karim jetojnë larg vëmendjes publike.

Asma, ish-zonja e parë e Sirisë, ka marrë trajtim mjekësor të specializuar dhe është stabilizuar.

Megjithatë, Assadi nuk ka kontakte të mëdha politike dhe autoritetet ruse e ndalojnë nga çdo aktivitet publik. Familja është e kujdesshme dhe jeton larg vëmendjes, duke udhëtuar herë pas here në UAE dhe duke vazhduar një jetë luksi, por private.

Pas rrëzimit të regjimit, imazhi i dikurshëm i diktatorit u shkatërrua gradualisht përmes fotove të rrjedhura në rrjetet sociale, që treguan një Bashar më të zakonshëm dhe të privuar nga autoriteti absolut që kishte më parë.