Nga nesër hyn në fuqi Sistemi Europian i hyrje-daljes, regjistrimi elektronik zëvendëson vulat e pasaportave

Duke nisur nga dita e nesërme, qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt vendeve të hapësirës Schengen do të përballen me procedura të reja në kufi.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se hyn në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrjes/Daljes (EES), një mekanizëm i ri elektronik i Bashkimi Evropian.

Ky sistem, i cili ka nisur të zbatohet pjesërisht që prej tetorit 2025, do të aplikohet për të gjithë shtetasit që udhëtojnë për qëndrime afatshkurtra, deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore, në zonën Shengen

Qytetarët duhet të kenë parasysh sa vijon:

• Në hyrjen e parë pas datës 10 prill 2026, në pikën kufitare do të regjistrohen:

o të dhënat e pasaportës;

o fotografia e fytyrës;

o gjurmët e gishtërinjve.

• Refuzimi për të dhënë të dhënat biometrike sjell refuzimin e hyrjes në territorin Shengen.

• Në fazën fillestare të zbatimit mund të ketë vonesa në aeroporte, porte dhe pika kufitare tokësore; për këtë arsye, qytetarët këshillohen të paraqiten më herët për udhëtim.

• Pasaporta duhet të jetë e vlefshme dhe në gjendje të mirë fizike.

• Nuk kërkohet aplikim paraprak për EES; regjistrimi kryhet në momentin e kalimit kufitar.

• Sistemi nuk ndryshon rregullin ekzistues të qëndrimit: maksimumi 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme rekomandon që qytetarët të informohen paraprakisht mbi procedurat e reja dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë në konsideratë kohën shtesë të nevojshme për kontrollet kufitare.

Për informacione të mëtejshme, qytetarët mund të konsultojnë faqen zyrtare të Bashkimit Evropian për EES: