Prokuroria e Posaçme ka lexuar këtë të enjte pretencën për grupin e personave të arrestuar për laboratorin e kokainës që u zbulua në Frakull të Fierit. Organi i akuzës kërkoi dënimin me 93 vite burg per 10 personat e dyshuar si pjese e trafikut te kokaines.
Ata janë ish kryekomunari, Viktor Çervenaku, vëllai i tij Zenel Çervenaku, djali, Denilson Çervinaku dhe e fejuarës e këtij të fundit Enxhi Ferhati, si dhe shtetasit Nikolin Gjolena që dyshohet të ketë qenë koka e grupit, Klajdi Vrioni, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.
Kujtojmë se më 24 nëntor 2022 në oborrin e banesës së Viktor Cervanakut u gjetën rreth 600 thasë me pleh kimik, ku pas ekspertizës rezulzoi se kishte në përbërje rreth 485.5 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia.
Droga u zbulua nga një aksion i mirëorganizuar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej rreth 3 muajsh.
Pretenca e SPAK:
-Klajdi Kodra (Vrioni) 12 vite
-Bledar Matoshi 8.4 vite
-Denison Çervanaku 8 vite
-Nikolin Gjolena 12 vite
-Redion Meshi 10 vite
-Zenel Çervanaku 10 vite
-Enxhi Ferhati 8 vite
-Julian Malaj 2 vite për moskallëzim krimi
-Marildo Rona 8 vite
Ata akuzohen për trafik narkotikësh, grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Sipas SPAK, këta persona janë përgjegjës për trafikimkn e 485 kg kokainë e fshehur në pleh kimik.