Nga arresti shtëpiak, Sali Berisha kërkesë Nikollës për interpelancë urgjente me kryeministrin Rama

Kreu i PD Sali Berisha ka dorëzuar të hënën në Kuvend një kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me tenderat sekret dhe ato që kanë përfituar familjarët e kreut të qeverisë.

Mësohet se kërkesa e dërguar një ditë më parë nuk është përfshirë në rend dite nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Sipas rregullores deputeti kërkues, në këtë rast Sali Berisha, ka te drejtën e paraqitjes se interpelancës, duke e lexuar nga salla e Kuvendit të Shqipërisë. Por nuk dihet nëse Berisha do të paraqitet në sallën e Kuvendit ditën e nesërme, pasi ndodhet i izoluar në banesë që prej dhjetorit të vitit të kaluar.

Kjo shihet si një tentativë e Berishës, për të shpëtuar mandatin e tij të deputetit, që digjet në 21 qershor, për arsye se ai nuk shkon prej 6 muajsh në Kuvend, pasi ndodhet në arrest shtëpie, i akuzuar për korrupsion në lidhje me dosjen Partizani.