Kompania “Affinity Partners” e Jared Kushner ka investuar më shumë se 1.2 miliardë dollarë, pjesa më e madhe e tyre në firma jashtë vendit, duke konsideruar investime të reja, ndërsa vjehrri i tij, Donald Trump, kërkon sërish presidencën e SHBA-ve.
Gazetari Investigativ i New York Times, Eric Lipton, shpjegon se nga vijnë paratë dhe ku po shkojnë, ndërsa hedh dyshime se përse Kushner-it po i bëhen kaq shumë favore nga vendet e pasura të Lindjes së Mesme.
Në një video të publikuar nga media prestigjoze gazetari Lipton tregon se e ka intervistuar dhëndrin e Trump dhe disa pyetjeve ai ka ngurrar t’u përgjigjej.
Lexoni të plotë rrëfimin e gazetarit dhe shikoni videon e mëposhtme:
Jared Kushner është dhëndri i Donal Trump, ai është i martuar me Ivanka Trump.
Ai po drejton tani një fond investimi prej 3 miliard dollarësh. Shumica e këtyre parave vijnë nga qeveritë në Lindjen e Mesme, njerëz që ai i ka takuar kur punonte në Shtëpinë e Bardhë.
Dhe ai po i përdor ato 3 miliard dollarë për investime në kompani të ndryshme, rreth e rrotull botës.
Ndodh zakonisht që të ketë fonde të tilla investimi nga qeveritë e vendeve me pasuri natyrore të mëdha, por të kesh 99 % të investimit tënd që vjen nga burime të tilla të huaja, është e pazakontë.
Dhe kjo ngre pyetjet nëse ai po arrin marrëveshje të veçanta sepse ai është ai që është dhe me kë është ai i lidhur. Unë u ula të bisedoja me Jared Kushner. Ai më tha që jam i kujdesshëm, nuk ka asnjë konflikt interesi. Nuk jam duke kërkuar asnjë nder. Por problemi që mund të vijë është: çfarë do të ndodhë nëse këto qeveri të huaja në fakt po të bëjnë nder, pa jua kërkuar ti.
Përgjigjja e tij ishte, ok, nëse e bëjnë këtë ata do të ishin idiotë sepse Presidenti i ardhshëm Trump, nuk do të bëjë asnjë favor për askënd, thjesht sepse ata po bëjnë biznes me mua.
Por si e shmangni ju këtë mundësi?
Dhe mendoj se ishte një pyetje e vështirë për të që të përgjigjej.
Fondi më i madh i investimit vjen nga Arabia Saudite dhe është afërsisht 2 miliard dollarë. Paratë e tjera vijnë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari. Ata kanë bërë 10 investime në Serbi, Shqipëri, ai gjithashtu investoi në një zinxhir fast food-esh në Brazil. Ai ka edhe një investim në Israel me një kompani të quajtur “Shlomo Group” që është së bashku me një miliarder nga ky vend i cili ka të gjitha llojet e bizneseve, por ka edhe një sektor tjetr q është ndërtimi i anijeve dhe që ndërton anije për marinën izraelite.
Në këtë situatë imagjinoni Donald Trump duke u kthyer në Shtëpinë e Bardhë, dhe dhëndri i tij është partner dhe bashkëpunëtor me dikë që ka ndihmën ushtarake për të blerë anije për marinën ushtarake në Israel.
Në anën tjetër, në Ballkan, në Serbi, ai po negocion për një marrëveshje koncensionare për 99 vite, në një pronë shumë të shtenjtë në mes të Beogradit. Ai ka takuar presidentin serb ndërkohë që ka qenë në Shtëpinë e Bardhë dhe kur administrate e Trump po përpiqej të negocionte një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. Tani ai po punon me të njëjtët njerëz që takoi në mënyrë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë në një marrëveshje private biznesi. Ai thotë se nuk ka qëllim të kthehet mbrapsh në Shtëpinë e Bardhë, por unë e pyeta disa herë : a mund të më thuash përfundimisht, pavarësisht rrethanave që do ta pranoje një pozicion në administratë? Ai nuk ishte i gatshëm të bënte një deklaratë të tillë.