Nesër zgjidhet kreu i ri i SPAK, ambasada britanike: KLP ta realizojnë procesin në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente

Ambasada britanike në tiranë ka bërë një reagim, një ditë para zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, teksa Altin Dumanit i përfundon mandati në 16 dhjetor.

Ambasada nënvizon se zgjedhja e drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

Në mesazh, ambasada britanike kërkon që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente.

“Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente. Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer”, shkruan Ambasada e SHBA në Tiranë.