Nesër përballja me Serbinë, Silvinjo: Ndeshja më e rëndësishme, nuk më shqetësojnë golat

Një ditë para përballjes me Serbinë, trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo foli në një konferencë për ndeshjen, për të cilën tha se është e rëndësishme. Silvinjo theksoi se sfida me Serbinë është vendimtare dhe shtoi se do të jetë një ndeshje e bukur.

Trajneri kuqezi tha mes të tjerash se nuk e shqetëson mungesa e golit, ndërsa shprehu besimin te të gjithë lojtarët e Kombëtares.

Kujtojmë se Shqipëria do të përballet nesër me Serbinë në stadiumin e Leskovacit në orën 20:45, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

A mund të quhet kjo ndeshja më e rëndësishme për ju? 

Të gjithë ndeshjet janë të rëndësishme. Sot po, absolutisht. Një muaj më parë ishte ndaj Letonisë, nëse nuk fitonim nuk do kishte sens. Nëse fitojmë, do jetë me Andorrën në vazhdim më e rëndësishmja. Është emblematike dhe e bukur. Besoj do jetë e bukur.

A keni punuar me sulmin? 

Siç e thashë është ndeshje e bukur dhe ndryshe. Kemi pasur stërvitje të vazhdueshme në Tiranë, duke përdor videot, duke shkuar në fushë dhe duke korrigjuar. Dje kemi zhvilluar stërvitje të nivelit të lartë. Të gjithë të gatshëm dhe i janë përgjigjur stërvitjes.

Nesër duhet të zgjedhim lojtarët që do dalin në fushë. Nuk më shqetëson mungesa e golit, është pika e fundit e futbollit. Sigurisht që ndërtohet për të shkuar te goli. Kam besim te gjithë lojtarët dhe të gjithë mund të përgjigjen atyre që kemi përgatitur gjatë stërvitjeve.