Nën hetim për tenderin e karburantit, ish-Prefekti i Kukësit, Granit Gjana paraqitet sërish në SPAK

Ish-Prefekti i Kukësit, Granit Gjana, është paraqitur sërish ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Ai akuzohet  për shkelje barazie në tendera në kohën kur ishte zv.kryetar i Bashkisë së Kukësit, kur kjo Bashki drejtohej nga Safet Gjici.

Sipas SPAK, Granit Gjana akuzohet për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, pasi me mosveprimet e tij, e konkretisht mospaisjen në kohën e duhur me Autorizimin për tregtimin e lëndëve djegëse, edhe pse subjekti “U. C” shpk, i kishte kryer pagesat e nevojshme dhe dorëzuar dokumentacionin pranë organit shtetëror sipas ligjit, e ka penguar OE-në të kualifikohet në dy procedurat e tenderit me objekt “Blerje karburanti”, në vlerën 21.000.0000 lekë, të organizuara nga Autoriteti Kontraktor Bashkia Kukës përgjatë vitit 2023.

“Nga provat e grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasi nën hetim G. Gj., në cilësinë e zv/kryetarit të Bashkisë Kukës, por me kompetencat e deleguara si titullar i Autoritetit Kontraktor Bashkia Kukës, ka konsumuar elementë të veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 i K.Penal. Ky shtetas me mosveprimet e tij, e konkretisht mospaisjen në kohën e duhur me Autorizimin për tregtimin e lëndëve djegëse, edhe pse subjekti “U. C” shpk, i kishte kryer pagesat e nevojshme dhe dorëzuar dokumentacionin pranë organit shtetëror sipas ligjit, e ka penguar OE-në të kualifikohet në dy procedurat e tenderit me objekt “Blerje karburanti”, në vlerën 21.000.0000 lekë, të organizuara nga Autoriteti Kontraktor Bashkia Kukës përgjatë vitit 2023. Për pasojë shtetasi nën hetim G. Gj. ka dëmtuar interesat e ligjshëm të personit juridik “U. C.” Shpk, duke e penguar këtë subjekt për t’u kualifikuar në procedurën e prokurimit të mësipërm”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Granit Gjana doli edhe në videon e skandalit seksual të Safet Gjicit me Alma Kaçin. Pasi kryen marrëdhënie në zyrë, Gjici e dërgoi Alma Kaçin te Granit Gjana, ku ky i fundit do t’i shpjegonte procedurat që duhet të ndiqte për të përfituar tenderin për qentë e rrugës.