Nëse i shërben pushtetit me devotshmëri, atëherë pushteti i shkel të gjitha ligjet për të të mbajtur në detyrë.
I tillë është edhe rasti i kreut të Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmetit, i cili në kundërshtim me ligjin ka kandiduar për një mandat të tretë në krye të këtij institucioni. Ai është në garë së bashku me 3 kandidatët e tjerë: Lorenc Kosta, Maksim Shuli e Artuar Llakaj.
Ata zhvilluan një seancë dëgjimore në 15 Prill në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, teksa të enjten në Kuvend do të votohet për kreun e ERE-së, që sipas të gjitha gjasave do të jetë Petrit Ahmeti, pavarësisht se rregullorja i lejon vetëm dy mandate.

Por kush është Petrit Ahmeti?
Petit Ahmeti u zgjodh në krye të Entit Rregullator të Energjisë në vitin 2013, nga mazhoranca e formuar në atë kohë nga Partia Socialsite dhe LSI, të sapoardhura në pushtet.
Gjatë punës së tij 10 vjeçare në krye të ERE-së, ai është përballur me akuza të shumta për abuzime me postin dhe për pazare korruptive me vlerë miliona euro. Në vitin 2018, Kontrolli i Lartë i Shtetit e kallëzoi në Prokurori, duke e akuzuar se i kishte shkaktuar buxhetit të shtetit 9 milionë euro dëm.
Petrit Ahmeti rezulton edhe bashkëthemelues dhe aksioner në kompaninë ASSET sh.p.k, me Kastriot Ismailjan, ky i fundit i dënuar me burg për aferën CEZ-DIA. MAdje, në dosjen e Prokurorisë, Petrit Ahmeti rezulton të jetë i përfshirë në bisedime për marrëveshjen me CEZ-DIA.