Në orar zyrtar pune, por Bashkia e Tiranës mbyll dyert për shkak të protestës së opozitës

Pavarësisht se është në orar zyrtar pune, Bashkia e Tiranës ka mbyllur dyert, për shkak se përpara saj po zhvillohet protesta e opozitës.

Qindra qytetarë janë mbledhur për të protestuar dhe kërkuar largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin e akuzojnë si bashkëpunëtor i aferës “5D”, ku drejtorët e Bashkisë tashmë të arrestuar merrnin tenderat e institucionit ku punonin.

Kjo është protesta e tretë që zhvillon opozita përpara Bashkisë, teksa policia ka shtuar forcat për shkak të ngjarjeve që ndodhën në protestën e kaluar.

Me pankarta në duar, gjatë protestës që po zhvillohet tani, protestuesit kanë qëlluar me gurë dhe mollë në drejtim të Bashksië, ndërkohë që sipër saj qëndrojnë disa djem, të cilët me telefona në duar filmojnë qytetarët që protestojnë.