Ka dështuar operacioni i policisë për kapjen e Ylli Zallës, teksa pak muaj më parë në një banesë në Fushë Krujë në pronësi të tij u gjetën arsenal armësh.
Policia kishte mësuar rreth vendndoshjes së Zallës, por ai ka arritur që t’i shpëtojë uniformave blu.
Në nëntor të 2025-ës, policia gjeti në banesën e Ylli Zallës municione të ndryshme si armë automatikë, mitroloz, granata dore, fishekë dhe tritol, si dhe një sasi prej më shumë se 2 kg kanabis.
Policia dyshon se Ylli Zalla është personi që iu ka siguruar armët atentatorëve të Rinasit, pasi mjeti ka dalë nga banesa e tij. Në atentatin e ndodhur pak muaj më parë mbeti i vdekur në vend Gilmando Dani, ndërsa u plagos rëndë Muçi Sheqeri.
Autorët e pritën makinën e viktimës te rrethrrotullimi i Rinasit dhe më pas qëlluan me breshëri kallashnikovi në një zonë ku kishte edhe kalimtarë, por fatmirësisht nuk pati të lënduar të tjerë.