Në kërkim për grabitjen e exchange-t, 39 vjeçari dyshohet se është vrasës me pagesë

39 vjeçari Artan (Marjus) Tafani, i shpallur në kërkim për grabitjen e rreth 30 mijë eurove në një exchange në Astir, dyshohet se është përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale.

Tafani dyshohet se është i përfshirë në një vrasje të bujshme në vend dhe mund të jetë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë.

Deri tani nuk dihet ende asgjë lidhur me ngjarjen që ai është përfshirë pasi hetimet janë ende në vijim.

Makina e gjetur e vjedhur në garazhin e bashkëpunëtorit të tij pas zbardhjes së grabitjes dyshohet se do përdorej në ngjarje të tjera kriminale.

Tafani u shpall në kërkim 3 ditë pas grabitjes së pikës valutore. Ai u identifikua pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë.Ku rezultoi se ai ka lëvizur me biçikletë dhe me pas ka humbur gjurmët me taksi. Për ngjarjen u arrestua edhe Enio Meçaj, në magazinën e të cilit u gjetën edhe rrobat që përdori në grabitje 39-vjeçari.