Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me operacionin e zhvilluar të SPAK në 3 qytete të Shqipërisë, ku ranë në pranga emra të mëdhenj të biznesit, policisë, drejtësisë dhe bostës së krimit të organizuar.
Mësohet se në mesin 15 urdhër-arresteve e të dyshuare që janë shpallur në kërkim është edhe Aleks Ndreka (Deda), i njohur me nofkën ‘Leksi i Druve’.
Aleks Ndreka (Deda) është i njohur edhe me përplasjet me ish-deputetin e PS-së, Arben Ndoka, për të cilët thuhet se u pajtuan në kishë me ndërmjetësimin e Ardian Nikulajt, i cili u ekzekutua disa muaj më parë.
Sipas dosjes hetimore të SPAK, ‘Leksin e druve’ tentuan që ta vrisnin me dron.