SPAK do të marrë nesër në pyetje kreun e Partisë së Lirisë, ilir Meta, i cili ndodhet në burg prej më shumë se dy muajsh.
Mësohet se seanca e marrjes në pyetje si person në hetim do të nis në orën 10:00. Kujtojmë se Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK më datë 21 tetor të vitit të kaluar, teksa ai po kthehej në Tiranë.
Më pas SPAK doli me një njoftim zyrtar duke treguar edhe akuzat që rëndojnë ndaj tij, por edhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, e cila është lënë në masën “detyrim paraqitje”.
Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.