Në 26 Maj, seanca e parë e gjyqit ndaj Erion Veliajt në GJKKO

Në datë 26 Maj do të mbahet seanca e parë ndaj kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë në të njëjtën dosje.

Trupa kryesohet nga Elsa Ulliri dhe anëtare Flora Hajredini e Besmir Stroka.

Veliaj ndodhet në burg që prej shkurtit të 2025-ës, ndërsa ndaj tij rëndojnë disa akuza.

Konkretisht Prokuroria e Posaçme ka ngritur 13 akuza ndaj Erion Veliajt, duke përfshirë korrupsion pasiv në disa raste, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në burg.

Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, si dhe për fshehje të të ardhurave, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash.

Kujtojmë se dosja “Veliaj” është ndarë në dy pjesë, pasi Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e 7 të pandehurve për gjykim të shkurtuar.

Konkretisht:

Elman Abule- “Rametal” shpk;

Fatmir Bektashi- “Kontakt” shpk;

Mirton Lika- “Lani” shpk;

Frosina Bollo- OJF “Frobolous”;

Adela Kondakçiu

Fatjon Baci

Klotilda Bushka