Teksa Kuvendi ka nisur që prej orës 10 të mëngjesit, situata u tensionua sërish pasdite, teksa fjalën po e mbante kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ky i fundit ju drejtua demokratëve me ironi se nuk kishin një numër për t’i pyetur lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE pa të drejtë vetoje ndërsa ka fyer deputeten Albana Voshki, të cilës i tha: “Për ty Albana kam numrin 0900”.
“Realisht nuk kishim një numër tuajin që të ju merrnin në telefon dhe të ju thonim çfarë mendoni ju. 0900 se këtë numër kam, për ty Albana padyshim”, – tha Balla duke shkaktuar debate të forta në Kuvend, me kreun e grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi që u afrua në Foltore duke kërkuar përjashtimin e Ballës nga Kuvendi.
“Nuk të vjen turp, çfarë je ti more. Këtë shkoja thuaja gruas tende. Ndyrësirë, i pafytyrë. Burrë legen. Je mësuar me ato që ke në partinë tendë ti. I pafytyrë. Nxirre jashtë. Si e lejon që të fyejë një grua ai në atë formë”, tha Bardhi.
PD kërkoi që Balla të largohej nga salla, ndërsa kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ndërpreu seancën për 5 minuta.
Por edhe me rinisjen e seancës, situata vijoi e tensionuar, ndërsa Balla tha se i kërkon ndjesë deputetes Vokshi, në rast se ajo është ndjerë e ofenduar.