Ka përfunduar pas 40 minutash takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të vendit, Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave.
Gjatë takim, Rama i dorëzoi Begajt ndryshimet e bëra pak ditë më parë në qeveri, ku u shkarkua z.kryeministrja dhe njëherazi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ajo u zëvendësua nga Albana Koçiu si zv/kryeministre ndërsa Enea Karakaçi do të marrë postin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.
Po ashtu Rama vendosi shkakrimin e Ministres së Jashtme ashtme, Elisa Spiropali, dhe Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, të cilët do të zëvendësohen përkatësisht nga Ferit Hoxha dhe Ermal Nufi.
Begaj ka 7 ditë kohë për dekretimin e ministrave të rinj, të cilët më pas do të bëjnë betimin në Kuvend.
“Sot, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti në takim Kryeministrin, Edi Rama. Kryeministri paraqiti në takim propozimet për ndryshimet në Kabinetin qeveritar.
Procedura kushtetuese parashikon 7 ditë afat për dekretimin e ministrave.”, njoftoi presidenca.
7 ndryshimet në Qeveri
Albana Koçiu zv.kryeministre – zëvendëson Belinda Ballukun
Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës – zëvendëson Belinda Ballukun
Besfort Lamallari ministër i Brendshëm – zëvendëson Albana Koçiun
Toni Gogu ministër Drejtësie – zëvendëson Besfort Lamallarin
Ferit Hoxha ministër i Jashtëm – zëvendëson Elisa Spiropalin
Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes – ikën Pirro Vengu
Eriona Ismaili ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin – zëvendëson Toni Gogun