Ndryshimet në qeveri, ministrat e rinj betohen në Presidencë

Ka nisur në Presidencë ceremonia e betimit të ministrave të rinj para Presidentit Bajram Begaj.

E para që u betua ishte Albana Koçiu, e cila zëvendësoi Belinda Ballukun si zv.kryeministre, ndërsa pas saj me radhë të gjithë ministrat e rinj.

Ndryshimet në qeveri u miratuan ditën e djeshme në Kuvend me votat e mazhorancës, pasi opozita nuk mori pjesë në votim.

7 ndryshimet në Qeveri

Albana Koçiu zv.kryeministre – zëvendëson Belinda Ballukun

Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës – zëvendëson Belinda Ballukun

Besfort Lamallari ministër i Brendshëm – zëvendëson Albana Koçiun

Toni Gogu ministër Drejtësie – zëvendëson Besfort Lamallarin

Ferit Hoxha ministër i Jashtëm – zëvendëson Elisa Spiropalin

Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes – ikën Pirro Vengu

Eriona Ismaili ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin – zëvendëson Toni Gogun