Sërish ndryshime në radhët e Policisë së Shtetit. Mësohet se Dhimitraq Ziu është emëruar drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike, post që më herët është mbajtur nga Rebani Jaupi.
Ziu me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në përfundim të procesit të konkurrimit u shpall fitues dhe mori gradën Drejtues i Lartë.
Ndërkohë Rebani Jaupi, është transferuar dhe emëruar Përgjegjës i Departamentit të Formimit të Vazhdueshëm në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.
Ndryshimet janë bërë me firmë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Podra, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë lëvizje të tjera.