Ndodhi edhe kjo/ Adriatik Lapaj: Rama më ka dërguar njerëz për t’u bashkuar me ata, por unë nuk kam pranuar

Edhe pse nuk e ka marrë ende mandatin e deputetit, Adriatik Lapaj ka deklaruar sot se njerëz të pushtetit i kanë propozuar të bashkohet me ata dhe të bëjë një koalicion të përbashkët.

Ai nuk ka përmendur emra se cilët i kanë propozuar bashkimin, por tha se kjo do të bëhej që qeveria e Ramës të prezantohej para Bashkimit Europian si një koalicion pro integrimit, së bashku me politikanët e rinj.

Por Lapaj tha se nuk ka pranuar, pavarësisht se kërkesat kanë qenë të shumta në drejtim të tij. Ndërkohë, KQZ do të vendosë nesër se kujt do t’ia japë mandatin e vetëm që Nisma Shqipëria Bëhet mori në 11 Maj.

Lapaj: Unë në dorë kam të mos shitem te pushteti, i cili ka tentuar gjithë këto javë të më dërgojë njerëz, që të bëhem palë me ta. Që të krijohet ideja e një koalicioni pro integrimit europian, që të shkohet në BE dhe t’i prezantohet se kanë dakordësi me të rinjtë, opozita e Sali Berishës është përballë dhe ja ku jemi ne me të rinjtë.

Gazetarja: Kush janë këta, emra të njohur?

Lapaj: S’ka rëndësi, e di unë atë punë