“Shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës nënkupton përballje me NATO-n.” Ka qenë ky paralajmërimi direkt i ndihmës sekretarit amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, James O’Brien, për Kosovën dhe Serbinë.
Në një prononcim për gazetarët, ai u shpreh se është e rëndësishme që të dyja palët ta kuptojnë se, nëse ndodh ndonjë trazirë në veri, kjo nënkupton përballje me NATO-n.
Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar dhe e përshkallëzuar pas vrasjes së policit, Afrim Bunjaku. Tensionet filluan më herët këtë vit, nga kundërshtimi i kryetarëve shqiptarë nga ana e qytetarëve serbë, në katër komunat me shumicë serbe në veri.
James O’Brien u shpreh se gjendja në veri të Kosovës duhet të jetë e qetë dhe e sigurt, në mënyrë që dy shtetet të përparojnë në rrugën e tyre drejt integrimit në BE.