Ndeshja Poloni-Shqipëri, zbulohet formacioni zyrtar i Kombëtares

Kombëtarja shqiptare luan sot, më 26 mars, ndeshjen më të rëndësishme në histori.

Kuqezinjtë sfidojnë Poloninë në Varshavë, në duelin e vlefshëm për fazën “play off” të Botërorit.

Kjo sfidë e rëndësishme do të nis në orën 20:45 dhe tashmë trajneri Silvinjo dhe homologu i tij Urban kanë publikuar formacionet zyrtare.

Në këtë takim, Shqipëria vjen me mungesa të mëdha në sulm, të cilat e kanë detyruar trajnerin Silvinjo të bëjë ndryshime.

Në fushë sot do të jenë: Strakosha, Mitaj, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj; Asllani, Shehu, Laçi; Hoxha, Bajrami, Uzuni.

Ndërkohë formacioni zyrtar i Polonisë: Grabara, Kedziora, Bednarek, Kiëior, Cash, Szymanski, Zielinski, Skoras, Kaminski, Rozga, Lewandowski.