Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një gurore në fshatin Pashkashesh në Tiranë.
Mësohet se roja private e kësaj gurore është gjetur pa shenja jete. Sakaq, dyshimet e para janë se 60-vjeçari mund të ketë vdekur për shkaqe natyrale.
“Më datë 27.01.2025, rreth orës 08:25, në fshatin Pashkashesh, Ibë, në guroren e shtetasit B. A, është konstatuar pa shenja jete shtetasi H. L, rreth 60 vjeç, i punësuar si roje private në këtë gurore. Paraprakisht, dyshohet se 60 vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale”, theksoi policia.