Ndërron jetë punëtori në Tiranë, aksidenti që i shkaktoi vdekjen në fabrikën e prodhimit të vajit të ullirit

Një 65 vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti në vendin e punës. Mësohet se 65 vjeçari ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë të prodhimit të vajit të ullirit ku ai punonte, në fshatin Barbas të Petrelës. Si pasojë e dëmtimeve ai ka humbur jetën.

“Më datë 19.12.2024, në fshatin Barbas, Petrelë, shtetasi M. P., rreth 65 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në pronësi të shtetasit Xh.H, dhe si pasojë ka humbur jetën”– thuhet në njoftimin e policisë.     

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.