Ndërprerja e energjisë, Shefi i Reanimacionit në QSUT: Nuk cenoi kujdesin e pacientëve! I dënuari ndërroi jetë pasi ishte në gjendje të rëndë

Zona të ndryshme të Tiranës mbetën dje pa energji elektrike, mes tyre edhe QSUT, duke ngritur dyshime mbi shërbimin ndaj pacientëve në Reaminacion.

Shefi i Reaminacionit Krenar Lilaj ka reaguar sot për mediat, duke thënë se energjia u ndërpre për disa minuta, por shërbimi vijoi, duke mos cënuar jetën e pacientëve

Lilaj se defekti ishte tepër i rëndë, por theksoi se pacientët me aparat të ventiluar janë të pajisur me ‘backup’, duke mundësuar funksionimin edhe pas ndërprerjes së energjisë.

Lidhur me aludimet se i dënuari Mihal Merkuri vdiq për shkak se nuk iu dha shërbimi nga mungesa e energjisë, Lilaj e mohoi, duke thënë se ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Momenti më delikat është trajtimi i të sëmurëve që kanë nevojë për asistencën aspiratore. Këto pacientë, në kushte te ndërprerjes së dritave janë me pajisje back up që siguron funksionimin e tyre të plotë më energji të akumuluar që janë të inkorporuar në këto aparatë. Trajtim i këtyre të sëmurëve vazhdoi normalisht, pasi këta të sëmurë e marrin mjek timin nëpërmjet aparateve që janë me back up. Ndërprerja e energjisë zgjati disa minuta, nga informacionet që morëm bëhej fjalë për një defekt të rëndë dhe rikthimi i energjisë ishte i pakonfirmuar, në këto kushte për të shmangur rënien apo mosfunksionimin e njëkohshëm të aparateve aspiratore, vendosëm kalimin e të sëmurëve në godinën tjetër të spitalit. Zhvendosja e u bë vetëm 20 metra më larg duke siguruar vazhdimin e trajtimit. Vendosëm që të transportojmë vetëm 10 të sëmurë, 9 të cilët ishin në respiracion të drejtuar.

Ne kemi mjetet që transporti i tyre të realizohet më respiratorë portativë pa u cenuar shërbimi. Transporti ishte i shkurtër. Trajtim i të sëmurëve, i cili u krye në mënyrë të kontrolluar, vazhdoi në reanminacioni e kardiologjisë, 20:18 ikën dritat, 20:43 filluam transportin e të sëmurëve, rreth 21:10 përfundoi transporti i të sëmurëve. Pas disa minutash u rikthye energjia elektrike dhe pasi morëm siguri, pacientët rikthehen përsëri në njësinë e terapisë intensive. Rikthimi vijon në orën 22:00 në mënyrë të kontrolluar pa komplikacione. E them me përgjegjësi të plotë, nga pikëpamja funksionale, ndërprerja e energjisë, nuk ka cenuar aspak trajtimin e pacientëve.  Ato që kanë qenë në reminacionin kirurgjikal, ata vazhduan ta merrnin trajtimin aty pa vështirësi dhe nuk ka komplikacion të situatës përsa i përket këtyre pacientëve.

Si të them që është normale ndërprerja e energjisë elektrike? Detyra ime është të mbroj jetën e të sëmurëve. Në cfarëdolloj situate ne jemi të gatshëm për të mbrojtur jetën. Kjo pyetje nuk më përket mua. Për humbjen e jetës të një të sëmuri të dënuar, që po trajtohej në njësinë e terapisë intensive kirurgjikale. Gjendja e tij ishte e rëndë që në ardhje ditën e diele pasdite. Ka pasur cirroza hepatike dhe ka pasur hemorragji masive për të cilën është trajtuar kirurgjikalisht. Saktësisht i sëmuri është ndarë nga jeta 4:13 minuta. Vendimi që morëm ne për transferimi ne tyre në reminacionin kardiologjik, ishte për të shmangur rënien e njëkohshme të këtyre pajisjeve gjë që do të shkaktonte probleme në transportin e pacientëve. Them me siguri që aparatet e reja sigurojnë energji për 5-6 orë. Incidente të tilla kemi pasur rëndom shumë vite më parë. Një ngjarje r ngjashme ndodhi dhe përpara 1-2 vitesh, e cila u kalua me sukses nga ana jonë, ashtu si dhe mbrëmjen e kaluar”, tha ai për mediat.