“Nder që ju mirëpres”, Rama para liderëve të Europës: Pse të mos imagjinojmë një Aleancë ndërkombëtare përtej armatimit

Shqipëria ka mirëpritur këtë të premte liderët e 47 vendeve dhe organizatave europiane në Samitin me moton: Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët.

Në këtë Samit do të diskutohet mbi sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjithë kontinentin, teksa fokusi është mbi agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, me këtë të fundit që u përfaqësua në Tiranë nga Presidenti Zelensky.

Në fjalën e tij gjatë hapjes së Samitit, kryeministri shqiptar Edi Rama tha se është nder që po i mirëpret liderët europianë, teksa shtoi se këta të fundit janë të rrethuar nga  imagjinata e fëmijëve shqiptarë për Europën.

“Ky rrugëtim është bërë shumë më i vështirë. Më besoni se është vërtet një nder për të gjithë vendin tim për të gjithë popullin shqiptar që të ju mirëpres në këtë shtëpi të ndërtuar për komunitetit politik europian në Tiranë. Që nuk jeni të rrethuar nga makthet e Europës, por nga imagjinata e fëmijëve shqiptarë për Europës. Ëndrrat e fëmijëve nuk mbahen peng nga mitet e të shkuarës”, tha ai.

Gjithashtu kreu i qeverisë tha se Europa nuk duhet të fokusohet vetëm te armatimet, por  edhe tek zemrat dhe mendjet që mbartin me vete shpirtin e Europës.

“Është një mozaik rajonesh, ndjejmë nevojën për një politikë që ripërcakton edhe se si jemi së bashku mes vetes dhe me botën. Një politikë që e sheh Europën si një shpirt i përbashkët që duhet mbrojtur. Dhe për ta bërë këtë duhet të investojmë edhe tek zemrat dhe mendjet që mbartin me vete shpirtin e Europës. Përse të mos imagjinojmë një Aleancë ndërkombëtare përtej armatimit. Kërkimesh shkencore, ku territore që ende nuk janë anëtare të bëhen pjesë…Duke nxitur epokën e fundit të rritjes reale…Le tu japim të rinjve të Europës, bizneseve të reja, një arsye më të mirë se sa të flasin vetëm për armë. T’i japim arsye për të ndërtuar në tokën Europiane. Beteja jonë duhet të edhe diçka me atë që ne mund të bëjmë për veten tonë, fëmijët tanë. Ka të bëjë me kurajën për të ndërtuar dhe forcuar besimin. Kur Trump tha se Zoti e shpëtoi se kishte një plan për Amerikën tha vetëm gjysmën e të vërtetës, sepse Zoti kishte një plan edhe për Europën. Të sigurohemi që udhëtimi i Europës të jetë një udhëtim kthim dhe rilindje”, tha Rama.