NDARJA E DEPUTETËVE/ PD përçahet në 3 grupe, çështja shkon sërish në Gjykatë

Përçarja e Partisë Dmeokratike vijon të thellohet, pasi tashmë brenda kësaj partie janë 3 grupe që “luftojnë” njëri-tjetrin.

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Gazment Bardhi, së bashku me 16 deputetë të tjerë kanë dalë kundër deputetëve që mbështesin Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, duke formuar një front të ri brenda partisë. Ai dhe mbështetësit e tij nuk janë dakort që PD të zhvillojë zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë, pasi e konsiderojnë vendimin e marrë nga Kryesia në kunbdërshtim me statutin.

Madje, Bardhi deklaroi se për këtë çështje do t’i drejtohet Gjykatës, duke e futur Partinë Demokratike në një krizë edhe më të thellë. Ndërkohë, janë rreth 10 deputetë që nuk kanë shprehur ende një qëndrim zyrtar se me cilin grup do të bashkohen.

Deputetët në mbështetje të Gazment Bardhit:

Jorida Tabaku; Dhurata Çupi; Saimir Korreshi; Lefter Geshtenja; Zheni Gjergji; Qani Xhafa; Helidon Bushati; Orjela Nebiaj; Ramadan Likaj; Xhelal Mziut; Flamur Hoxha; Bledion Nallbati; Agron Gjekmarkaj; Ferdinand Xhaferaj; Andia Ulliri; Ilda Dhori.

Deputetët që mbështesin Lulzim Bashën:

Merita Bakiu, Eralda Tase Bano, Kreshnik Collaku, Seladin Jakupllari, Flutura Açka, Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu, Orjola Pampuri,