I bëri bisht urdhërit nga SPAK, policia i prish pushimet biznesmenit 100 milionë eurosh të sterilizimit

Vetëm pak minuta më parë, Policia ka ndaluar biznesmenin Ilir Rrapaj ne jug të vendit teksa ishte duke pushuar. Ndalimi është bërë me urdhër të SPAK që do e marrë në pyetje nesër për koncensionin 100 milionësheuro të sterilizimit. 

Ndalimi u bë me urdhër të prokurorisë së posaçme SPAK dhe më pas është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Vlorë

Ilirjan Rrapaj ndodhej me pushime në bregdetin e Jugut kur është shoqëruar nga policia.

Qëllimi i shoqërimit të tij është bërë për ta marrë në pyetje lidhur me procedurat e koncesioonit të sterilizimit të paisjeve kirurgjikale.

Është mësuar se disa herë me rradhë prokurorët që po ndjekin hetimin e këtij konçesioni i kanë dërguar fletë-thirje biznesmenit Ilirjan Rrapaj, por ai ka refuzuar për tu paraqitur dhe dëshmuar.

Nisur nga kjo situatë është urdhëruar shoqërimi me forcë i tij. Pritet që ditën e nesërme Ilirjan Rrapaj të transferohet në Tiranë ku do meret në pyetje si person që ka dijeni për procedurat e fitimit të koncesionit të sterilizimit.

Më herët për këtë rast në SPAK është marrë në pyetje ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja dhe anëtarët e komisionit të ofertave.

Hetimi i SPAK

Një kakofoni shifrash dhe vlerësimesh janë mbështetur në një sërë kriteresh, ku në fund Ilir Beqaj, ka firmosur të shpallë fituese Bashkimin e Operatorëve Ekonomikë, “Servizi Italia”, që përfaqësohej nga miku i tij, Ilirjan Rrapaj.

Në total kompania fituese e konçesionit 100 milion euro ka marrë 73.98 pikë, ndërsa kompania humbëse 42.83 pikë. Megjithëse grupi i kompanive që përfaqësoheshin nga “Action Landeri” u ankua pranë Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, duke renditur një sërë shkeljesh në përllogaritjen e pikëve, KPP vendosi të pranojë ankesën duke kthyer mbrapsht në Ministrinë e Beqajt praktikën e miratimit të koncesionit.

Pas këtij vendimi detyrues, procedura e mbledhjes së pikëve është mbajtur në datën 28 shtator 2015 dhe pikërisht në atë ditë është shpallur fituesi, ku sërish ka qenë bashkimi i operatorëve “Servizi Italia”. Këtë herë kjo kompani ka marrë më shumë pikë se në vlerësimin e parë, ku nga 73.98 në 91.03 pikë, rreth 22 pikë më tepër. Pas këtij vlerësimi të dytë,

Beqaj ka firmosur dhe kontratën me kompaninë në fjalë, duke i hapur rrugën implementimit të konçesionit 10 vjeçar për sterilizimin e instrumentave kirurgjikalë.

SPAK po heton prej 3 vitesh këtë çështje. 

Në 13 shkurt 2015, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja rezulton të ketë nxjerë urdhërin për nisjen e procedurës konçesionare të sterilizimit të instrumentave kirugjikale.

Ditë më parë u mor në pyetje edhe ish ministja e Financave, Anila Denaj. 

Kontrata e dyshimtë

Për më shumë se një dekadë, Ilir Rrapaj drejtoi një kompani të vogël ndërtimi me vetëm një të punësuar, të regjistruar në një zonë të qetë rezidenciale në qytetin e Peruxhias të rajonit Umbria në Itali, të cilën e themeloi së bashku me dy të afërm të tij në vitin 2000 me një kapital të vogël prej 1500 eurosh.

Megjithatë, pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e qershorit 2013, emigranti me origjinë nga fshati Rexhepaj i Vlorës u kthye në Shqipëri dhe vendosi kontakte me kreun e shëndetësisë shqiptare, Ilir Beqaj, me të cilin ka pasur takime të shpeshta ku kanë marrë pjesë edhe biznesmenë italianë, të interesuar në tregun e shërbimeve mjekësore.

Dy vjet pas rikthimit në atdhe, me anë të një kompanie të regjistruar në Kosovë, Rrapaj është shpallur fituesi kryesor i një kontrate koncesionare prej 100 milionë dollarësh në një tender të kontestuar.

Nëpërmjet kompanisë së tij Investital LLC, e cila ka një kapital prej 1000 eurosh dhe është e regjistruar në Prishtinë, Rrapaj zotëron 40 % të aksioneve të një bashkimi kompanish italiane, të cilat fituan tenderin për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.

Ortakët e Rrapajt në konsorcium janë tre kompani nga rajoni i Umbrias, përfshirë “Servizi Italia”, e cila ka një eksperiencë 35-40 vjeçare në fushën e sterilizimit dhe mbetjeve spitalore, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”