Ndahet nga jeta ish-deputeti socialist Andis Harasani

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 53 vjeçare, në Nju Jork të SHBA-së.

Njoftimin e ka bërë bashkëshortja e tij, e cila thotë se nuk rreshti kurrë së dhuruari dashuri, mbështetje dhe forcë, por fatkeqësisht nuk e fitoi dot betejën me kancerin.

Andis Harasani ishte deputet i PS-së në vitet 2005-2009. Më herët, ai drejtoi Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) nga viti 2002 deri në vitin 2005.

Pas largimit nga politika, ai u angazhua në fushën e biznesit, duke krijuar një kompani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe duke kontribuar në zhvillimin e disa iniciativave ndërkombëtare.

Postimi  bashkëshortes së Andis Harasanit:

Te dashur familjare e miq,

Me hidherim te thelle, njoftojme humbjen e parakohshme te njeriut tone te zemres, babait, bashkeshortit, djalit, vellait, mikut Andis Harasani. Andisi yne luftoi per jeten me forcen, besimin dhe vendosmerine qe e karakterizonte gjithmone. Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurre së dhuruari dashuri, mbeshtetje e force. Fatkeqesisht, e humbem betejen kunder kancerit.

Une, Thea dhe Henry jemi perjetesisht mirenjohes per kete rrugetim jete qe krijuam bashke. Ti do mbetesh në zemrat tona njeriu yne më i shtrenjte, me humor te pakrahasueshem, gjithë mençuri e guxim per te ecur perpara. Do na mungosh pafundesisht, dashuria jonë!

Detaje per ceremonine e lamtumires se fundit do ndahen ne ditet ne vazhdim.