Është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare ish-deputeti i Partia Demokratike, Tomor Dosti.
Dosti u zgjodh deputet në dy legjislatura radhazi, nga viti 1991 deri në vitin 1996. Në vitin 1998 ai u tërhoq nga politika aktive, pasi kishte dhënë një kontribut të rëndësishëm në vitet e para të tranzicionit demokratik.
Ai shërbeu gjithashtu si nënkryetar i Partisë Demokratike gjatë periudhës së hershme të pluralizmit.
I lindur në Gjirokastër në vitin 1930, Tomor Dosti ishte djali i ish-ministrit Hasan Dosti. Gjatë regjimit komunist ai u përball me persekutim politik, duke u dënuar me 25 vite burg për tentativë arratisjeje, si dhe duke kaluar një periudhë të gjatë internimi.
Pas rënies së regjimit komunist në vitin 1991, ai iu bashkua Partisë Demokratike dhe kontribuoi në organizimin dhe forcimin e strukturave të saj në jug të vendit, duke luajtur një rol të rëndësishëm në konsolidimin e së djathtës shqiptare në vitet e para të demokracisë.